
Federata e Volejbollit ka pezulluar pak ditë më parë një volejbolliste braziliane, në pritje të testit të gjinisë. Shkak u bë ankesa nga rivalët që dyshojnë se volejbollistja Nayara Ferreira është mashkull.
Gazetari i sportit, Ervin Baku, thotë se e gjithë zhurma e krijuar rreth këtij rasti lidhet me rikthimin e Dinamos së dikurshme.
Federata po tregon se ka rënë pre e dëshirave për të penguar Dinamon. Rikthimi i Dinamos së madhe i verbon të gjithë. Si skuadër ishte tkurrur fare dhe vjet rilindi. Rikthimi i Dinamos ka verbuar dhe ka tërbuar rivalët. Volejbollistja është totalisht e shkatërruar. Ajo jeton vetëm. Klubi i ka qëndruar afër. Ka bërë testin në një klinikë të specializuar jashtë vendit. Ajo për përgatit një padi së bashku me ndihmën e ambasadës braziliane. Jemi një vend qesharak, ku njerëzit vriten për një kafe. Kjo është transferuar edhe në sport.
Vajza ka lindur femër, ka certifikatë. Ka shkuar në 7 vende. Ka ardhur në gusht. Ne nuk kemi ende në rregullore të verifikohet a janë femra apo meshkuj. Ne nuk e kemi, por mbi bazë dyshimi dhe stereotipesh themi hajde ta shikojmë çfarë je ti. Do të presim testin dhe ajo e di vetë.



