Vllaznia në finale/ Dibra: Eufori te tifozët, po vijnë edhe nga diaspora. Shumica e biletave janë shitur (VIDEO)

Vllaznia në finale/ Dibra: Eufori te tifozët, po vijnë edhe nga diaspora. Shumica e biletave janë shitur (VIDEO)

Egnatia është finalja e madhe e këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore”, e cila do të luhet të hënën, më 12 maj, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Edmond Dibra, gazetar tha në “Mcn Informacion” se tifozeria kuqeblu është e ekzaltuar, dhe shumica e biletave janë shitur. Ai vuri në dukje se ka edhe tifozë që po vijnë nga diaspora për të ndjekur Vllazninë në finale. 

Drupal Ad

Është një ngjarje e jashtëzakonshme. Titulli pritet, tifozeria është në kulm, e ekzaltuar, por skuadra është me këmbë në tokë. E gjithë Shkodra do zbarkojë në Air Albania. Tribuna pas porte është pothuajse e ezauruar, edhe tribuna qendrore është gjysma e shitur, dhe jemi 5 ditë para finale. 24 vite që Vllaznia pret titullin. Vllaznia udhëhiqet nga një gjeneral, Bekim Balaj, që është bekimi i Vllaznisë. Nga diaspora do të vijë një numër i shumtë tifozësh për të ndjekur ndeshjen. Euforia është te tifozeria, por djemtë janë me këmbë në tokë. Shkodra është në festë, që ditën e sotme s’ka lokal që s’ka simbol kuqeblu. Skuadra e Vllaznisë në Shkodër është fe, është dashuri pa kushte”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy