Përforcimi i ofensivës, prioritet për Paris St Germain

Përforcimi i ofensivës, prioritet për Paris St Germain

Eleminimi përsëri nga Champions League në një fazë të nxehtë si ajo gjysëmfinaliste edhe njëherë ka shkaktuar shumë pakënaqësi tek drejtuesit e Paris St Germain.

Fatkeqësisht, traineri Luis Enrique nuk mundi ti dërgojë ‘’ Les Pariziens ‘’ edhe njëherë në finalen e Champions Leagues, i cili tashmë ka filluar të mendojë për merkaton e verës.

Ofensiva është një prioritet absolut për ‘’ Luchon ‘’ i cili gjithsesi e ka kapacitetin për ti dërguar përsëri francezët në këtë stad, pavarësisht se rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Rafael Leao mbetet objektivi kryesor i ish-t të Barcelonës, i cili gjithsesi nuk e ka lënë me kaq dhe në listën e tij tashmë janë edhe Mohamed Salah, Kvicha Kavaratskhelia dhe Marcus Rashford.

S’duhet mënjanuar as Bernardo Silva, për të cilin sipas L’Equipe drejtori sportiv Luis Campos ka filluar tratativat për ta transferuar në fundin e sezonit në ‘’ Parque de Prince ‘’.

Rendimenti i Gonçalo Ramos dhe Kolo Muani nuk i garanton rezultatet e pritura Luis Enriques, i cili po analizon Victor Osimhen, Jonathan David dhe Benjamin Seskon.

Për sa i përket nigerianit duhet theksuar se sezoni me ulje-ngritje e vë pak në dyshim kalimin e mundshëm tek fituesit në fuqi të Ligue 1 por gjithsesi kanadezi dhe slloveni konsiderohen dy sulmues të cilët mund ti përfaqësojnë denjësisht në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy