
Problemet në mbrojtjen e Manchester City-t ndër vite kanë qenë të dukshme duke përjashtuar këtë sezon në të cilin të besuarit e Pep Guardiolës kanë performuar paksa ndryshe .
Gjithsesi ky fakt vijon ta shqetësojë spanjollin i cili po kërkon një tjetër qendërmbrojtës për të evituar ndonjë kundrakohë në sezonin e ardhshëm .
Alessandro Bastoni është bërë pjesë e planeve të numrit një të pankinës së ‘’ The Citiziens ‘’ i cili ka lënë gjurmë tek Interi dhe fakti se zikaltërit akoma nuk kanë ndërmarrë aksionet për të siguruar qëndrimin e 21 vjeçarit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ i jep shanse anglezëve për ta transferuar në ‘’ Etihad Stadium ‘’.
Italianët shpresojnë në qëndrimin e Alessandro Bastonit në Milano sepse reparti defensiv është më i sigurtë me prezencën e këtij lojtari por vlerat e treguara në fushën e lojës kanë shtyrë drejtuesit e bardhekaltërve për ta shtuar në listën e transferimeve të verës.
Potenciali ekonomik i Manchester City-t u reflektua edhe në blerjen e Erling Haaland dhe lufta vijon me të njëjtin ritëm në funksion të objektivit primar , natyrisht fitimit të Champions Leagues që vijon ti shpëtojë ishullorëve të cilët kanë formuar ndër ekipet më të rrezikshëm , jo vetëm në Angli por edhe në kontinentin e vjetër .
Alessandro Bastoni vijon të jetë kyç në skemat e Simone Inzaghit , besimin e të cilit e ka shpërblyer me 43 sfida gjatë sezonit aktual por me City-n pas dere e ardhmja e ishi-t të Parmas mund të ndryshojë .



