
Kampionia e Europës, Italia, mbeti jashtë botërorit “Katar 2022”. Për të dytën herë radhazi, Kombëtarja italiane e futbollit nuk do të marrë pjesë në garën më të rëndësishme futbollistike, pasi u mposhtën 0-1 nga Maqedonia e Veriut.
Gazetari sportiv Ervin Baku, tha për edicionin e lajmeve në “MCN TV”, se Italia u mund nga Maqedonia në mënyrën italiane të të vepruarit.
Italia për të dytën herë nuk merr pjesë në kupën e botës. Këtë herë nuk i falet se la pikë më Bullgarinë, e çoj veten deri aty, duhet ti heqim kapelën Maqedonisë së Veriut, e cila mundi Italinë në mënyrën italiane të të vepruarit. Pamë një Itali të bukur dhe tani që zbret në “ferr”, kam përshtypjen që duhet bërë një revolucion aty, por siç duket me ardhjen e Kampionatit Evropian, e kishin fjetur mendjen. MV është një kundërshtarë shumë i vështirë, dhe patjetër që edhe në një kupe bote nuk e ka atë lezetin meqë edhe ka shumë tifoz në Shqipëri. Por nga ana tjetër, Maqedonia kishte shqiptarë si Musliu, Aliski, Bardhi, Ademi, para këto po e përfaqësojnë denjësisht MV.
Baku foli edhe për pritshmëritë e kuqezinjve për përballjen e nesërme me Spanjën.
Ai sugjeron që i tërë ekipi të konsolidohet rreth Brojës, pasi sipas tij, është shtylla e ekipit kombëtar.
Jemi një kombëtare e fortë tashmë dhe duke parë formacionet më vjen mirë që do të luajmë në sulm me Brojen e Cigalleshin.
Kemi luajtur 7 herë me Spanjën dhe jemi mundur, kemi shënuar vetëm dy herë, uroj që nesër të bëhet mirë. Përtej rezultatit, është kolaudimi i grupit, ta ndërtojmë grupin rreth Brojes, ai duhet të jetë shtylla e ekipit.



