
Gjermania do të jetë vendi organizator i Kampionatit Europian për vitin 2024.
Vendimi është marrë sot nga Komiteti ekzekutiv i UEFA-s, që vendosi që t’i besojë shtetit gjerman organiziminin e “Euro 2024”. Në garë për të organizuar këtë kompeticion të rëndësishëm ishte dhe Turqia, që nuk ia doli dot.
Infrastruktura e mjaft e mirë e stadiumeve që u testuan dhe në Botërorin 2006-s, e bindi UEFA-n që të kthente Europianin në Gjermani.
Kjo është hera e dytë që Gjermania është organizatore e Europianit pasi për herë të parë është bërë në vitin 1988.



