Kualifikueset e Europianit, trajneri Cungu zbardh listën e Kombëtares U-19

Kualifikueset e Europianit, trajneri Cungu zbardh listën e Kombëtares U-19

Trajneri i Kombëtares U-19, Armando Cungu, ka zbardhur ditën e sotme listën me lojtarët q e ftuar për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian 2022 që do të zhvillohen në vendin tonë nga datat 10-16 nëntor.

Shqipëria është shortuar në grupin F, së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në listën e bërë publike nga trajneri Cungu, bie në sy se janë 14 lojtarë që aktivizohen në klube të huaja dhe 8 të tjerë që janë pjesë e kampionatit shqiptar.

Skuadra do të nisë nga dita e diel grumbullimin në Durrës, ku do të qëndrojë deri në fund të këtij kompeticioni. Ndeshja e parë e Kombëtares kuqezi do të jetë ajo ndaj Francës më 10 nëntor në stadiumin “Egnatia”, Rrogozhinë, ndërsa dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan. Kuqezinjtë do të luajnë më 13 nëntor kundër Serbisë, ndërsa me 16 nëntor do të përballen me Maqedoninë e Veriut.

LISTA:

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy