
Si shumë herë të tjera premtimet e Florentino Perezit lënë vend për entuziazëm pasi Real Madridi ka hedhur një tjetër hap të suksesshëm drejt të ardhmes .
17 vjeçari i Frankfurtit Enrique Herrero është bërë pjesë e ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe do të vijojë të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës sepse fillimisht duhet të analizohet nga italiani Carlo Ancelotti dhe pak e nga pak të adaptohet me stilin e lojës së madrileneve .
Në këtë histori janë përfshirë edhe rivalët e përjetshëm të ‘’ Los Blancos ‘’ , pra Barcelona e Xavi Hernandezit por fatkeqësisht katalanasit nuk kanë mundur ti mposhtin .
Marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë prej një kohe të gjatë ndërmjet dy institucioneve në fjalë kanë shkaktuar arritjen e akordit për Enrique Herreron i cili pritet ti japë më freski repartit të avancuar të ‘’ Los Merengues ‘’ që ëndërrojnë formimin e një ekipi ëndërrash që do të mund t’ia japë përsëri kënaqësinë e fitimit të Champions Leagues kreut të presidencës i cili ka sakrifikuar aq shumë për ta pozicionuar Real Madridin aty ku është sot .
Në këtë moshë mbështetja konsiderohet e domosdoshme për Enrique Herreron dhe me një kockë të fortë të trainingut botëror sigurisht eksperienca në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të ketë një plus më tepër por edhe një përgjegjësi të madhe sepse flitet për një ndër klubet më të suksesshëm në botë.



