
Me rikthimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ Jose Mourinho ka nisur menjëherë punën për sezonin vijues.
‘’ The Special One ‘’ shquhet si tejet i kujdesshëm në momentin e përzgjedhjes së lojtarëve, i ndërgjegjshëm edhe për faktin se drejton Real Madridin.
Morten Hjlumand dhe Mateus Fernandes i janë bashkuar listës së gjatë të luzitanit, triumfues me shumë ekipe gjatë karrierës.
Danezi ka spikatur në rradhët e Sporting Lisbonës, një lider brenda dhe jashtë fushës, për më tepër kapiten.
Progresi i bërë ka tërhequr vëmendjen edhe disa ekipeve të tjerë në Europë, përfshirë Atletico Madridin.
Vlera e kartonit të 26 vjeçarit momentalisht i arrin 50 milionë eurot, një komponent i cili e bën presionin shumë mirë, efektiv në prapavijë dhe i impulson shokët e tij drejt kundrasulmeve.
E njëjta histori është edhe për portugezin, stabël tek West Ham United.
21 vjeçari konsiderohet ndër më të mirët në pozicionin ku aktivizohet por duhet theksuar se vlera e kartonit të tij mund ti arrijë 100 milionë eurot.
Për xhepat e Florentino Perezit përbën një sfidë më vete edhe pse gjithmonë e ka reflektuar potencialin e tij.
Ndoshta largimi i Mateus Fernandes nga ‘’ The Hammers ‘’ mund të jetë më i lehtë për faktin se do të përfaqësohen në Championship sezonin vijues.
Një transferim në kryeqytetin spanjoll mund t’ia ndryshojë në çdo aspekt karrierën, tek të ashtuquajturit ‘’ Los Merengues ‘’.



