Skriniar firmos me Paris St Germain

Skriniar firmos me Paris St Germain

Në orët e fundit Paris St Germain ka bërë goditjen e parë në merkato. ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë transferuar në ‘’ Parque de Prince ‘’ mbrojtësin Milan Skriniar , i cili ka mbërritur në kryeqytetin francez me parametër zero , pas gjashtë sezoneve tek Interi. Sllovaku do të jetë pjesë e kampionëve në fuqi të Ligue 1 deri në qershorin e 2028-tës dhe për këtë arritje është shprehur kështu : “ Jam shumë i lumtur . Paris St Germain është një klub fantastik dhe përbëhet nga lojtarë shumë cilësorë ‘’ , theksoi ishi i Sampdorias. Falë kalimit tek skuadra nga Genova , 28 vjeçari arriti majat duke u shëndërruar në një ndër mbrojtësit më të mirë të Europës , faktikisht i pretenduar nga disa klube me emër . Në 2017-tën u konsiderua mbrojtësi më i mirë i Scudettos , tek zikaltërit me të cilët u aktivizua në 246 sfida gjatë pesë sezoneve , madje duke fituar Serinë A , Kupën dhe Superkupën e Italisë. Në të kaluarën italianët pretenduan 70 milionë euro për Milan Skriniar por kuq e blutë u treguan të duruar dhe më në fund arritën marrëveshjen me parametër zero .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy