
Sulmuesi i Palmeiras Endrick Felipe aktualisht konsiderohet një ndër më premtuesit e të ardhmes dhe ky fakt është pasuar me hyrjen në garë të disa pretendentëve cilësorë.
Barcelona dhe Real Madridi vlerësoheshin para disa kohësh destinacionet më të mundshme por Paris St Germain do të kërkojë të masë forcat dhe të transferojë brazilianin në ‘’ Parque de Prince ‘’ .
‘’ Les Pariziens ‘’ sipas ‘ As ‘ besojnë se mund ta arrijnë akordin kundrejt 50 milionë eurove por duhet ritheksuar se Endrick Felipe nuk mund ta lërë Brazilin pa mbushur 18 vite , pra deri në 2024-tën.
Paraqitjet me gjigandët e Brasileiraos vinë duke i shtuar bindjet e ekipeve se është një talent i jashtëzakonshëm dhe e ardhmja e 16 vjeçarit parashikohet në kontinentin e vjetër.
Gjithsesi , ashtu siç është deklaruar edhe më përpara , mosha fare e re dhe aktivizimi në një futboll krejtësisht ndryshe ndoshta nuk mund ti përmbushë pritshmëritë dhe krijon një lloj pikpyetje , pavarësisht se Endrick Felipe nëse do të veshë bluzën kuq e blu do të ketë mbështetjen e yjeve si Messi , Neymar apo Mbappe .



