Erjon Vucaj ka firmosur me skuadrën e re. Mesfushori shkodran do të vazhdojë karrierën në Superligën e Malit të Zi.
31-vjeçari është zyrtarizuar ditën e sotme te skuadra shqiptare në Malin e Zi, Decici i Tuzit. Këta të fundit e kanë njoftuar firmën me lojtarin në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.
Pas largimit nga Drita pak ditë më parë, u përfol për një kalim të mundshëm të Vucajt te Vllaznia, por kjo nuk ka ndodhur pasi lojtari është bindur nga Decici për të vazhduar aty karrierën.



