
Tomas Tuchel u shkarkua nga Chelsea pak javë më parë, për shkak të rezultateve negative të arritura nga skuadra.
Menjëherë pas largimit nga klubi londineze, ofertat në drejtim të trajnerit gjerman nuk kanë munguar. Sipas raportimeve nga “Sport1”, Tuchelit i është propozuar drejtimi i Bayer Leverkusen.
Këta të fundit nuk po kalojnë një formë të mirë dhe po mendojnë të ndryshojnë trajner. Megjithatë në kontaktet që kanë pasur, thuhet se Tuchel ka refuzuar të marrë drejtimin e Leverkusen, pasi preferon të qëndrojë pak kohë pushim.



