Grabitësit iu futën në shtëpi, Di Natale: Dukeshin si shqiptarë

Grabitësit iu futën në shtëpi, Di Natale: Dukeshin si shqiptarë

Ish-sulmuesi italian, Antonio Di Natale, ka rrëfyer momentet e tmerrit kur mbrëmjen e së premtes në shtëpinë e tij u futën 5 grabitës dhe i morën atij sende me vlerë.

Në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”, Di Natale thotë se dyshon që grabitësit ishin shqiptarë. Më tej ai thotë se çfarë i morën nga shtëpia dhe shton se për fat të mirë ai dhe familja e tij nuk u prekën me dorë.

“Ne jemi të gjithë mirë, tani jemi të qetë. Por ishin momente frike të madhe. Gjithçka zgjati maksimumi njëzet minuta. Ne ishim në shtëpi, e gjithë familja. Nuk ishte e lehtë.  Ata ishin sigurisht të huaj, dukeshin si shqiptarë. Ishin pesë të tillë dhe të armatosur. Morën vetëm një orë. Sigurisht e çmuar. Dhe pastaj një gjerdan nga djali im. Kjo është e gjitha. Ata nuk kanë prekur askënd dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Të gjithë jemi mirë”, u shpreh Di Natale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy