Rihapja e bastet sportive, Kokëdhima: Nuk ka asgjë serioze, qeveria na ka mashtruar

Rihapja e bastet sportive, Kokëdhima: Nuk ka asgjë serioze, qeveria na ka mashtruar

I pyetur për rihapjen e basteve sportive, presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se nuk i beson kësaj, pa parë faktet.

Ai u shpreh se qeveria i ka gënjyer më parë, para dy viteve, kur Superiorja ishte në bojkot dhe për këtë arsye nuk i beson më.

Kokëdhima, këto deklarata të ditëve të fundit i quan si pjesë të propagandës së qeverisë.

Nuk dua të merrem me deklaratat e qeverisë. Këto nuk më atraktojnë kurrë për të diskutuar. Deri sot qeveria i ka braktisur përgjegjësitë e saj. Klubet e Shqipërisë janë në gjendje të mjerueshme. Janë deklarata jo serioze. Janë histori propagande. Deklarata politike dhe nuk mendoj se janë tregues se qeveria po merr përgjegjësi për të rregulluar futbollin. Ato le të bëjnë faktet dhe ne do shikojmë ato.

Ne kemi një gjë konkrete. Diskutuam dy vite më parë, që u bë bojkoti. Diskutuam disa pika, që nuk janë bërë në çdo vend të botë. Një nga pikat që u shtrua, ishte se qeveria të bëjë një ligj, që i heq klubeve gjobat dhe kamatvonesat dhe nxit të paguajnë detyrimet. Qeveria tha dilni nga greva dhe do e bëjmë për një javë dhe sot nuk ka asnjë reflektim. Gënjyen me zë dhe figurë. Nuk dua të diskutoj për llafe, por vetëm për fakte.

Kërkesa themelore ka qenë që Shqipëria të bëjë një ligj si të gjitha vendet e Ballkanit. Nuk ka vullnet qeveria. Buxheti nuk është i Edi Ramës, është i të gjithë Shqipërisë. Në çdo vend demokratik, buxhetet qeverisen nga shumë faktorë të vendit. Një pjesë e të ardhurave të buxhetit, të kanalizohen në drejtime të caktuara zhvillimi në vend. Këtu është vetëm mungesa e vullnetit, asgjë më shumë. Për sa kohë nuk ka vullnet politik, nuk kemi çfarë të bëjmë. Të bëjmë kryengritje?! Të marrim armët?! Çfarë të bëjmë?! Unë nuk kam retorikë, unë jam njeri i drejtë. Nuk ka gjuhë të përbashkët. Këtu nuk jemi në një vend demokratik, ku të dëgjohet zëri i njerëzve.

Klubet janë të vdekur që ecin, nuk kanë si vdesin më shumë. Qeveria duhet të konsiderojë përgjegjësitë e veta. Ne i themi ta bëjnë si vendet e tjera. Nuk ka vullnet.

Edhe për bastet sportive nuk ka asgjë serioze. Unë do kërkoj falje nëse po e paragjykoj qeverinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy