Tottenham: Tre opsione për portën

Tottenham: Tre opsione për portën

  Drejt fundit të kontratës me Tottenhamin , tashmë drejtuesit e londinezëve kanë përveshur mëngët për gjetjen e trashëgimtarit të francezit .

‘’ Gjelat e Londrës ‘’ , të drejtuar nga Antonio Conte kanë bërë mirë në Premier League dhe Champions League , por asnjëherë nuk e kanë shmangur vëmëndjen nga merkatoja pavarësisht përqëndrimit maksimal në kompeticionet pjesëmarrëse .

Tre janë opsionet e trainerit nga Lecce, për tu shëndërruar në gardianin e kuadratit të bardhë të kryeqytetasve , sipas të famshmes ‘ Teamtalk ‘ :

Jordan Pickford i Evertonit e kryeson listën për faktin se momentalisht konsiderohet një ndër më të mirët në Premier League.

Anglezit i ngelet edhe një vit kontratë me ekipin nga Liverpooli dhe vlera e kartonit arrin 28 milionë euro por problematika e vetme është se ‘’ Spursat ‘’ i pret një sfidë e vështirë pasi disa ekipe të njohura luftojnë për 28 vjeçarin .

Alternativa tjetër është Robert Sanchez i  Brightonit.

Spanjolli aktivizohet prej tre sezonesh me modestët e Premier Leagues dhe Antonio Conte është i ndërgjegjshëm për cilësitë e 24 vjeçarit.

Rendimenti i tij sigurisht parashikohet në rritje por për Tottenham Hotspurin mbetet një kandidat potencial për të zëvëndësuar Hugo Llorisin.

Kandidati tjetër aktivizohet gjithashtu në Angli dhe është portieri i Leedsit Illan Meslier.

Falë pritjeve të ishi-t të Lorient , ish ekipi i Marcelo Bielsas ka arritur rezultate pozitive , vlera e të cilit në merkato arrin 20 milionë eurot.

Natyrisht ‘’ The Whites ‘’ do të tentojnë firmosjen me 22 vjeçarin për një shifër më inferiore por mbetet për tu parë sepse kandidatët janë me të vërtetë cilësorë dhe kanë bërë mirë në ekipet respektive.

Tottenham Hotspuri konsiderohet  një ekip me fat sepse drejtohet nga një trainer ekspert, i cili pas fitimit të Serisë A me Interin e kualifikoi për në Champions League, kompeticion ku  në 1/8-tat do të sfidojë Milanin e Stefano Piolit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy