Malota: Partizani ka lojtarë më eksperiencë, por Egnatia është ekip solid

Malota: Partizani ka lojtarë më eksperiencë, por Egnatia është ekip solid

Kapiteni i Egnatias, Renato Malota, në konferencën para finales me Partizanin, deklaroi se rrogozhinasit kanë ekip solid dhe do të kërkojnë me ccdo kusht titullin kampion.

Mbrojtësi, tha se ky takim do të vendoset nga episodet, ndërsa theksoi se do të jetë ndeshje fizike.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

 

Partizani ka lojtarë me eksperiencë, por ne e kemi vërtetuar që kemi një ekip solid dhe do t’ia dalim të bëjmë më të mirën. Nuk do të jetë problem për ne.

Sa i përket strategjisë, nuk flas dot, janë detaje para ndeshjes. Këto i përkasin trajnerit dhe ne do të flasim në fushë. Dihet që kjo finale është e rrallë dhe nuk ka ndodhur më para. Kemi fatin ta provojmë nesër. Kam pasur fatin të luaj shumë finale dhe shpresoj që edhe këtë herë të dal fitimtar.

Kampionati anglez është fizik dhe mendoje se nesër do të jetë një ndeshje fizike. Ne dhe Partizani kemi fatin të gjykohemi nga një arbitër i huaj. Një ndeshje që do të vendoset nga episodet dhe skuadra që do të gabojë më pak do të fitojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy