
Mesfushori Georginio Wijnaldum është duke shijuar muajt e fundit në ‘’ Anfield Road ‘’ . Hollandezi prej kohësh vlerësohet nga Barcelona por orët e fundit kanë shënuar risi në lidhje me të ardhmen e hollandezit. Eshtë Roma e Jose Mourinhos ajo që kërkon shërbimet e 30 vjeçarit. ‘’ The Special One ‘’ ka vënë në vijë realizimin e një projekti ambicioz në merkato që do ti shërbejë si trampolinë një sezoni që parashikohet tepër emocionues për kryeqytetasit. Hapat e deritanishëm e konfirmojnë plotësisht këtë gjë sepse luzitani është nga ato trainerë që nuk i pëlqen të shijojë eksperienca interesante që nuk lidhjen me objektiva madhorë . Kësaj valleje nuk i ka munguar as Interi i cili e shikon lojtarin nga Roterdami si një alternativë bindëse për mesfushën.
Duke patur parasysh se Georginio Wijndaldum është drejt fundit të eksperiencës me ‘’ The Redsat ‘’ , ky operacion mund të përfundojë me kosto zero nga skuadrat e interesuara por momentalisht kjo luftë etiketohet si shumë e zjarrtë . Nga një anë për ‘’ Los Cules ‘’ ishi i Newcastle United mbetet opsioni kryesor për mesfushës që janë një hap në avantazh sepse e kanë tentuar disa herë por fakti se Interi do ta startojë sezonin si kampion i Scudettos dhe gjithashtu Roma me Mourinhon e shendërron operacionin në më tërheqës .
Në lidhje me hapin e ardhshëm ylli i kombëtares ‘’ Tulipane ‘’ nuk ka bërë një deklaratë konkrete por duhet pritur se çfarë vendimi do të marrë duke filluar nga 1 korriku , datë që shënon fundin e ciklit me ish kampionët e Premier Leagues . Iniciativa e ‘’ Verdhekuqëve ‘’ pa dyshim ia ka prishur paksa ekuilibrin katalanasve sepse nëse Geroginio Wijnaldum do ti përgjigjej me ‘’ jo ‘’ interesit të tyre , do ti detyronte të ndaleshin tek një tjetër pistë.
Ishi i Feyenoord , Psv Eindhoven dhe Newcastle është aktivizuar në 49 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola por mungesa e protagonizmit e ndërlikon qëndrimin tek Liverpool .



