Di Biagio: Dinamo, sfidë e madhe për mua. E njoh historinë e klubit

Di Biagio: Dinamo, sfidë e madhe për mua. E njoh historinë e klubit

Trajneri i ri i Dinamos, Luigi Di Biagio, bëri prezantimin e parë para mediave këtë të premte.

Në fjalët e tij, tekniku italian deklaroi se kjo është një sfidë e madhe për të, ndërsa shtoi se e njeh historinë e klubit kryeqytetas.

Një sfidë e madhe për mua të jem trajner i Dinamos sepse e njoh historinë e madhe të këtij klubi, por edhe problemet që ka pasur vitet e fundit duke zbritur nga Superliga dhe duke mos fituar trofe. Ne megjithatë jemi këtu për këtë punë dhe falë një projekti 2-3 vjeçar, por megjithatë shpresojmë ta arrijmë më herët.

U prezantua gjithashtu edhe drejtori i ri, Haris Fakic, i cili deklaroi se është herët të flitet për titullin, por më tej deklaroi se qëllimi është ndërtimi i një skuadre kompetitive.

Është herë të flasim për objektiva, për titullin kampion, por ne duam të kemi një skuadër kompetitive këtë sezon. Unë besoj se ky vit është një vit stabilizimi i klubit në aspekt rezultatesh.

Dinamo ndeshjen e parë të sezonit të ri do ta luajë të dielën kundër Tiranës në ‘Elbasan Arena’, sfidë e cila do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në MCN TV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy