Pjanic i padëshiruar në katër ekipe

Pjanic i padëshiruar në katër ekipe

 Pas periudhës së vështirë tek Barcelona,  problemet për Miralem Pjanic vijojnë me të njëjtat ritme . Kur u mendua se boshnjaku mund ta gjente shumë shpejt strehën , katër skuadra të  Serisë A e  kanë anashkaluar këtë opsion duke u fokusuar  maksimalisht tek sezoni i ri në të cilin synojnë të  përfaqësohen denjësisht .  Sipas OneFootball të parët që e kanë refuzuar rikthimin e mesfushorit janë juventinët të cilët me transferimin e  Manuel Locatellit në cilësinë e huazimit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ e kanë plotësuar boshllëkun .

 Kur u mendua se rikthimi i Massimiliano Allegrit  mund ti hapte dritën jeshile këtij lojtari për t’iu ribashkuar torinezëve  , gjërat  kanë marrë një tjetër rrjedhë dhe e kanë refuzuar rikthimin e tij . Së dyti është përsëri ish skuadra e tij Roma e cila i  shërbeu si trampolinë për tu bërë pjesë e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ .  Transferimi i 31 vjeçarit do ti detyronte kryeqytetasit  të aplikonin largimet nga ‘’ Olimpico ‘’  dhe duke qenë se merkatos i mbetet edhe pak për të përfunduar , gjërat shkojnë në disfavor të mesfushorit .  

Pas tyre është Fiorentina . ‘’ Vjollcët ‘’ kanë transferuar Lucas Torreiran në  ‘’ Artemio Franchi “ dhe  Miralem Pjanic konsiderohet i tepërt për këtë skuadër . 

Uruguajani  është huazuar për një sezon tek Fiorentina , në një kampionat që e njeh shumë mirë për shkak të eksperiencave me Pescaran dhe Sampdorian .  Lista mbyllet me Napolin .  Bardhekaltërit nuk e kanë përjashtuar përfundimisht pistën Pjanic sepse  vlerësohet shumë nga ish tekniku i tij Luciano Spalletti .  

 Gjatë një  bisede ndërmjet tyre  italiani e ka vënë në dijeni në lidhje me planet e të ardhmes por momentalisht kjo çështje mbetet pezull dhe duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme për shkak se koha nuk premton .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy