Trajneri i Manchester City Pep Guardiola, ka shfaqur probleme në shpinë kohët e fundit.
Spanjolli është detyruar të udhëtojë drejt Barcelonës, për kontroll dhe mjekët i kanë kërkuar t’i nënshtrohet operacionit të menjëhershëm.
Klubi i Manchester City, ka njoftuar këtë të martë, se trajneri ka kaluar operacionin me sukses dhe tashmë ka nisur rikuperimin.
Pep Guardiola i është nënshtruar sot një operacioni për një problem me shpinën. Trajneri i Manchester City ka vuajtur me dhimbje të forta në shpinë për disa kohë së fundmi dhe ka fluturuar në Barcelonë për një operacion urgjent të kryer nga Dr Mireia Illueca. Operacioni kaloi me sukses, dhe Pep tani do të shërohet dhe rehabilitohet në Barcelonë.



