Bujar Pregja ka bërë moviolën në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ndeshjen mes Tiranës dhe Teutës. Pregja është ndalur kryesisht te rasti në fundin e pjesës së parë, për rastin mes sulmuesit të Tiranës Seferi dhe mbrojtësit të Teutës Ivanovic. Arbitri Laver Alla fillimisht akordoi penallti, por pas konsultimit me VAR, e anuloi.
Sipas Pregjës, rasti nuk ishte penallti, pasi sipas tij, Seferi bie në zonë, pasi shkel topin.
“Penalltia e Tiranës në fund të pjesës së parë nuk ishte. Seferi shkel topin dhe më pas bie në zonë. Kontakt mes Ivanovicx dhe Seferit mund të ketë, por ndodh pasi sulmuesi shkeli topin. Kontakt mund të ketë pasur, por Seferi nuk u rrëzua nga ndërhyrja e mbrojtësit.”, tha Pregja.



