
Interi mposhti Milanin 3-0 në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, por një gol i anuluar i kuqezinjve, shkaktoi polemika të shumta në Itali.
Mariani e anuloi golin, me arsyetimin se Kalulu i cili ishte në pozicion jashtë loje, i ndërpriste rrezen portierit Handanovic, në gjuajtjen e Bennacer, që përfundoi në rrjetë.
Shoqata e Arbitrave në Itali, e ka quajtur të drejtë vendimin për anulimin e golit të Bennacer. Sipas mediave italiane, arbitri Mariani ka zbatuar urdhrin e kryetarit të Shoqatës së Arbitrave, Roçhi, që të tregohet i rreptë me lojtarët që ndodhen në zonën e vogël të portierit.



