
Fundi i merkatos verore do të jetë një finale për çdo skuadër.
Ndër më të famshmet , sigurisht Barcelona ka demostruar potencialin duke firmosur me lojtarë shumë të njohur si Robert Lewandowski, Jules Kounde apo Raphinha ndër të tjerë por drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit .
Nga krahët e prapavijës spanjollët gjithmonë kanë shfaqur ulje-ngritje të vazhdueshme dhe pas dëmtimit të Juan Foyth , ndër të preferuarit e Xavi Hernandezit, këtë herë protagonist është bërë Thomas Meunier.
30 vjeçari është tejet i eksperimentuar dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘ ish kampioni i Europës dhe i botës i ka thënë ‘’ po ‘’ transferimit të belgut në ‘’ Camp Nou ‘’.
Me largimin e Dani Alves tek Pumas , Barcelona ka provuar me shumë lojtarë në këtë pozicion, të cilët nuk kanë bindur dhe anësori i Borussia Dortmundit shikohet si zgjidhja e problemeve për ‘’ Blaugranët ‘’.
Koha nuk premton shumë por Barcelonës nuk i ngelet gjë tjetër veçse të tentojë deri në momentin e fundit për të përforcuar prapavijën dhe ta përfundojë merkaton në mënyrën e dëshiruar .
Sezoni si gjithmonë parashikohet i vështirë por Joan Laporta ka bërë maksimumin për ti hapur rrugë sukseseve të skuadrës së zemrës në të ardhmen.



