
Merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e sulmuesit Luka Jovic .
Serbi ka kaluar shumë peripeci tek Real Madridi , ekip për të cilin shpenzoi 60 milionë euro në verën e 2019-tës por fatkeqësisht nuk mori asnjë benefit.
Mungesa e aktivizimit i ka shkaktuar dhimbje të shpeshta koke 24 vjeçarit për të cilin është shfaqur një dritë në fundin e tunelit.
Milani dhe Fiorentina do të zhvillojnë një sfidë shumë interesante për ishi-n e Frankfurtit , lojtar i stërlodhur me faktin e të qënit opsioni B për Carlo Ancelottin , tek një ekip i mbushur me yje që dominoi në sezonin e kaluar.
Në këtë garë kuqezinjtë dhe ‘’ Vjollcët ‘’ do të masin forcat me një lloj avantazhi për faktin se të besuarit e Stefano Piolit janë fituesit në fuqi të Scudettos ndërsa skuadra nga Firence do të jetë pjesëmarrëse në Conference League në sezonin vijues .
Më e rëndësishmja për Luka Jovic është rikuperimi i terrenit të humbur dhe në Itali mund të rikuperojë buzëqeshjen sepse flitet për ekipe tejet kompetitive.
Duhet shtuar se ky lojtar konsiderohet ndër blerjet më të dështuara në historinë e ‘’ Los Blancos ‘’ dhe momentalisht po shqyrtohet huazimi ose shitja e sulmuesit sepse në sezonin e ri i duhet të mbrojnë titujt e fituar respektivisht në Champions League dhe La Liga dhe ta përforcojnë statusin si një ndër klubet më të sukseshme të botës.
19 sfidat e sezonit konfirmuan se ishi-t të Crvena Zvezdas i duhet menjëherë të ndryshojë ambjent dhe Seria A konsiderohet një destinacion ideal për progresin e mëtejshëm.



