Humbja 4-0 ndaj Real Madrid, i ka kushtuar rëndë trajnerit Rafa Benitez. Tekniku spanjoll është shkarkuar nga drejtimi i Celta Vigo-s.
Kjo u bë e ditur nga vetë klubi spanjoll, që në rrjetet sociale ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Benitez.
Celta Vigo rrezikon seriozisht rënien në kategorinë e dytë, teksa qëndron vetëm dy pikë më shumë se skuadrat e zonës së mbijetesës.
“Rafa Benitez dhe Celta Vigo kanë ndarë rrugët. Falënderimet më të thella për Rafa Benitezin dhe stafit të tij për përfshirjen, sinqeritetin dhe profesionalizmin që kanë treguar që nga mbërritja e tyre në klub. Fat të mbarë dhe suksese në të ardhmen!”, thuhet në njoftimin e klubit.



