Liverpooli, gjen zëvëndësuesin e Mohamed Salah

Liverpooli, gjen zëvëndësuesin e Mohamed Salah

Pas vendimit të Mohamed Salah për tu larguar nga Liverpooli në fundin e sezonit aktual, drejtuesit kanë lëvizur me shpejtësi për ti gjetur një zëvëndësues.

Eshtë Leroy Sane lojtari që preferohet nga traineri Arne Slot, i cili po bën një punë për tu duartrokitur nën drejtimin e ‘’ The Redsave ‘’.

Gjermani e përfundon kontratën së shpejti me Bayern Munchenin, i cili spikat për teknikën dhe shpejtësinë, dy komponentë të cilët e favorizojnë gjatë sfidave.

Drupal Ad

Në këtë aspekt anglezët e kanë një lloj avantazhi për arsye se sulmuesi e njeh shumë mirë Premier Leaguen falë eksperiencës së mëparshme tek Manchester City dhe mund ti shërbejë ish kampionëve të Champions Leagues në fazën ofensive.

Megjithatë, drejtuesit e bavarezëve nuk e shmangin një rinovim të mundshëm me 28 vjeçarin, për të cilin janë interesuar edhe klube të tjerë por momentalisht Liverpooli konsiderohet favorit.

Eksperienca, sidomos në kompeticionet europiane e shëndërron në një kandidat potencial për të përfaqësuar këtë skuadër në vijimësi, kryesuese momentale e Premier Leagues dhe Champions Leagues.

Në 19 sfidat e deritanishme nxënësi i Vincent Kompany numëron 5 gola dhe 1 asist, një ndër më cilësorët e kontinentit të vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy