Për Milan përfundon një epokë. Kinezi Li Yonghong është presidenti i ri i klubit kuqezi, i cili kalon nën drejtimin e tij pas 31 vitesh nën udhëheqjen e Silvio Berluskonit.
Ky i fundit i ka shitur 99.93 % të aksioneve të tij kompanisë Rossoneri Sport Investment Lux, themeluar posaçrist nga investitori kinez.
Takimi mes Berluskonit dhe pronarit të ri të Milanit ka zgjatur 3 orë.



