
Në kohët e fundit Raphinha është shëndërruar në objektivin e disa ekipeve.
Pretendentët për brazilianin më së shumti janë nga Arabia Saudite, kampionat në të cilin pagat janë tunduese.
Për këtë arsye drejtuesit e Barcelonës kanë filluar seriozisht ta analizojnë shitjen e ishi-t të Leeds United i cili mund ti përforcojë ndjeshëm arkat.
29 vjeçari shquhet si një element tejet teknik, bën diferencën sidomos në duelet një kundra një dhe gjithashtu është shumë i shpejtë.
Gjatë sezonit aktual ka patur jo pak probleme pasi ka vuajtur disa dëmtime të cilat e kanë lënë paksa në prapavijë.
Traineri Hansi Flick me të drejtë kërkon një lloj sigurie duke qenë se ‘’ Los Cules ‘’ pretendojnë fitimin e titujve në çdo sezon por një ofertë bindëse mund ta largojë shumë shpejt nga ‘’ Camp Nou ‘’.
Arabia Saudite ka rezultuar një destinacion atraktiv në sezonet e fundit dhe shumë lojtarë të cilët lanë gjurmë në të shkuarën në kontinentin e vjetër kanë preferuar të provojne veten, përfshirë Cristiano Ronaldon, Sadio Manen e shumë të tjerë.
Nëse Raphinha do ti japë lamtumirën Katalunjës do ti lërë vendin elementëve të tjerë për ti përfaqësuar kuq e blutë në të ardhmen e afërt.
Joan Laporta beson se me shitjen e yllit të ofensivës do të ketë mundësinë për ta vënë këtë shifër në dispozicion të blerjeve gjatë merkatos së verës, të domosdoshme për vijimësinë e ekipit të zemrës.



