Presidenti i Tiranës, Refik Halili është shfaqur shumë i lumtur pas fitores së bardhebluve në derbin ndaj Partizanit. Pas ndeshjes, për mediat Halili u shpreh se skuadra është në rrugën e duhur dhe shpreson të që vazhdojnë kështu deri në fund. Gjithashtu ai tha se Tirana ka pasur edhe fat në merkato, me lojtarët e marrë, të cilët po bëjnë mirë.
“Derbi është derbi. Jemi të gjithë të gëzuar. Rivalët tanë janë afër nesh me pikë. Të gjitha skuadrat kanë rëndësinë e tyre. Kampionati do të jetë shumë i fortë. Ne jemi të kënaqur me vendin e parë, shpresojmë që skuadra të mbajë këtë ritëm dhe të arrijmë atë që duam të bëjmë. Të shkojmë në rrugën që kemi nisur dhe të shkojmë deri në fund.
Skuadra jonë, pak a shumë, është e mirë ndërtuar. Ky ka qenë edhe një fat, sepse në merkato kërkon të marrësh lojtarë por nuk i gjen. Kemi një moshë mesatare të re. Shpresojmë ta mbajmë këtë grup, ju garantoj se është një grup i shkëlqyer si asnjëherë më parë.
Partizani në zonën e mbijetesës? Ata kanë punët e tyre, ne kemi punët tona. Jemi në rrugën e mbarë. Në derbi feston kush fiton.
Po të kisha mundësi do lejoja që stadiumi të ishte plot. Është mirë edhe për futbollin dhe për ne si skuadër që të ketë sa më shumë tifozë në stadium.”, u shpreh Halili



