Tashmë është zyrtare, Ylber Ramadani firmos me skuadrën e Lecces në Serie A. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi italian, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Gjithashtu bëhet e ditur se mesfushori i Shqipërisë ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratën për tre sezone. Kjo do të jetë aventura e parë për Ramadanin në Serie A, teksa në të kaluarën ka luajtur për Dritën dhe Prishtinën në Kosovë, me Partizanin në Shqipëri, Vejle në Danimarkë, MTK Budapest në Hungari dhe së fundmi me Aberdeen në Skoci.



