
Së fundmi e ardhmja e talentit Eduardo Camavinga ka marrë pikë të vlefshme. Është Bayern Munchen që ka vendosur të mos dorëhiqet për ta transferuar në "Allianz Arena" me çdo kusht. Drejtuesit e gjigantëve të Gjermanisë duhet t'i bëjnë mirë llogaritë sepse edhe Zinedine Zidane e preferon shumë 18 vjeçarin që ka impresionuar botën e futbollit në një skuadër si Rennes. Sipas France Football, gjigantët e Bavarisë nuk do të jenë të qetë deri sa ta transferojnë në Bundesligë mesfushorin dhe kështu t’ia mbyllë gojën Real Madridit në lidhje me këtë çështje.
Lufta ndërmjet tyre vijon të jetë shumë e ashpër dhe duke ditur se kontrata e Eduardo Camavingas përfundon në 2022-shin dhe sidomos pas deklaratës së fundit ku kërkon t'i japë lamtumirën përfundimtare francezëve, ky fakt ka shënuar një luftë konstante ndërmjet dy prej ekipeve më të mirë në qarkullim si në anën sportive ashtu edhe në atë ekonomike. Komplikimi i çështjes për transferimin e Florian Neuhaus për arsyen se Borussia Monchengladbah kërkon shifrën e 45 milionë eurove ia ka përqëndruar fokusin te ky lojtar për të cilin parashikohet se koha e duhur e hedhjes së hapit drejt suksesit ka mbërritur tashmë.
Fakti se konsiderohet një lojtar shumëfunksional pa harruar talentin që e karakterizon dominon mëndjet e drejtuesve përkatës për të proçeduar ashtu siç duhet në negociatat e verës me ato të Rennes edhe pse nuk mund të anashkalohet se do të bëjnë një rezistencë të madhe sepse aftësitë e nxënësit të Julien Stephan nuk kanë nevojë për koment . Pavarësisht se Ligue 1 mbetet një ndër ligat më të vlerësuara në Europë gjë që automatikisht e bën konkurrencën shumë të madhe, Eduardo Camavinga ka ditur ta menaxhojë presionin në perfeksion dhe është adaptuar shumë shpejt. Sezoni aktual ka folur me superlativa për talentin e kombëtares "Trikolor" sepse është aktivizuar në 35 ndeshje në të cilat ka shënuar edhe një gol.
Edhe pse është akoma herët për të dhënë një verdikt më të qartë, një ndërrim ambienti për perlën e ardhshme të futbollit botëror do t'i shërbente për të provuar veten dhe konfirmimit se është një referencë absolute në mesfushë.



