
Merkatoja e verës pritet të jetë shumë e rëndësishme për Juventusin, ekip i shkëputur nga trofetë në tre sezonet e fundit.
‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të kërkojë të mos humbasë më terren dhe të rifutet në rangun e më të mirave , në Itali dhe Europë.
Shumë emra kanë qarkulluar në kampin e torinezëve dhe së fundmi drejtuesit po mendojnë për rikthimin e Alvaro Moratas në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Sipas zërave të fundit, italianët janë të gatshëm ti paguajnë Atletico Madridit 30 milionë euro për golashënuesin kryeqytetas, i cili zhvilloi në të kaluarën dy sezone me juventinët ndërmjet 2014-2016-tës , ku realizoi 27 gola në 93 sfida dhe në 2020-2022, etapë që e përfundoi me 32 gola në 92 sfida .
Në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ ka hasur vështirësi dhe Massimilliano Allegri e konsideron një ndër prioritetet e merkatos së rekordmenëve të Scudettos në të kaluarën .
Eksperienca e madhe vijon ti garantojë pretendentë cilësore 30 vjeçarit , i cili mund të shëndërrohet në një ndër transferimet më të bujshëm në Itali gjatë verës.



