Pesë gola dhe luftë deri në fund, Laçi triumfon ndaj Partizanit

Pesë gola dhe luftë deri në fund, Laçi triumfon ndaj Partizanit

Laçi triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Abissnet Superiore.

Një ndeshje e luftuar dhe me raste deri në momentet e fundit, ku u shënuan plot pesë gola. Të kuqtë kaluan në avantazh me Da Silva në minutën e 38-të, ndërsa kurbinasit barazuan shifrat me Guindo në fundin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë nisi me Laçin më kërkues, teksa ishte Shkurtaj në minutën e 49-të, që shënoi golin e avantazhit. Guindo shënoi edhe golin e tretë për bardhezinjtë në minutën e 80-të.

Mba ngushtoi shifrat në minutën e 88-të për 3-2, por vetëm kaq, pasi rezultati nuk ndryshoi.

Kjo humbje e Partizanit i jep një asist Tiranës që të shkëputet në krye, me bardheblutë që mbajnë vendin e parë me 50 pikë 2 më shumë se të kuqtë dhe kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Ndërkohë Laçi ngjitet në vendin e pestë në renditje me 39 pikë të grumbulluara.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy