
Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina, ka nisur një aventurë të re. 25-vjeçari në sezonin e ri do të luajë në elitën e futbollit turk, teksa është transferuar te Kasimpasa, aty ku do të gjejë edhe bashkëkombësin e tij, Florent Hadërgjonaj.
Celina do të luajë te skuadra turke i huazuar për një sezon, me kartonin e lojtarit që zotërohet nga francezët e Dijon.
Në karrierën e tij, mesfushori ka qenë edhe pjesë e Manchester City në Angli, por jo vetëm, pasi ka luajtur edhe me Ipswich, Swansea dhe Twente.



