Derbi madrilen për Jon Martin

Derbi madrilen për Jon Martin

Me vetëm 20 vite mbi supe Jon Martin momentalisht klasifikohet si një ndër më premtuesit në kontinentin e vjetër. 

Mbrojtësi është pjesë e Real Sociedadit prej tre sezonesh, për të cilin do të zhvillohet një derbi madrilen gjatë merkatos së verës. 

Atletico Madridi dhe Real Madridi edhe njëherë do të masin forcat për nxënësin e Pellegrino Matarazzos, shumë i fuqishëm, i shpejtë dhe tejet kompetitiv. 

Në këtë moshë të pretendohesh nga ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe sidomos ‘’ Galaktikët ‘’ përbën një sukses në karrierës por besohet se të tjerë ekipe do ti shtohen listës. 

Për më tepër siguria e treguar ia ka shtuar vlerat Jon Martin, për më tepër shumë agresiv, sidomos në duelet një kundra një. 

Pikërisht për një element të tillë kanë nevojë kryeqytetasit për arsye se prapavija nuk ka funksionuar ashtu siç duhet në sezonin aktual. 

Ndërkohë drejtuesit e ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ kanë paracaktuar 60 milionë euro për ta lënë të lirë, një shifër e konsiderueshme, jo problematike për xhepat e Florentino Perez dhe Enrique Cerezos në rastin konkret. 

Merkatoja e verës premton emocione, sigurisht determinante për Jon Martin dhe shumë të tjerë sepse ofertat në drejtim të tyre mund të rezultojnë tunduese. 

Referuar sezonit aktual, i treti në ‘’ Reale Arena ‘’ vasku ka kontribuar me 1 gol në 19 sfida dhe paraqitje të një niveli të lartë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy