
Pas shumë spekullimeve duket se Edinson Cavani e ka vendosur të ardhmen . Uruguajani dëshiron Spanjën , kampionat që do të bëhej i treti pas Italisë dhe Francës.
‘’ El Matador ‘’ e përfundon kontratën në ‘’ Old Trafford ‘’ me të mbaruar sezoni dhe e ka akoma potencialin për të treguar vlerat në një ndër ligat më të famshme .
Lajmi është publikuar nga Fabrizio Romano dhe dy ndër alternativat janë Barcelona dhe Atletico Madridi , ekipe me një të tashme ndryshe por me objektiva të njëjtë.
Katalanasit dolën të fituar për Pierre Emerick Aubameyang por Xavi Hernandez dhe Diego Simeone kërkon të shtojë furinë në metrat e fundit me golashënuesin nga Salto i cili ka shansin ta finalizojë karrierën tek një ekip elite.
Sigurisht kjo përballje është e paparashikueshme por situata e ‘’ Blaugranëve ‘’ dhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’ jep shenja për përmirësimin e mëtejshëm sidomos pas goditjeve të janarit .
Në Katalunjë vijon të shpresohet për ishi-n e Palermos sepse ofensiva ka nevojë për lojtarë të eksperimentuar dhe Edinson Cavani mund të ndihet i privilegjuar për këtë fakt .
19 gola dhe 7 asiste në 54 sfida janë përmbledhja e eksperiencës 2 vjeçare në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ dhe të qënit një sulmues që pretendon , pritet që të bëjë një zgjedhje të zgjuar.
Ditët vijuese me siguri do ti japin më shumë dritë kësaj historie e cila ka si protagonist një lojtar që ka impresionuar në të kaluarën dhe mbi të gjitha i njeh shumë mirë limitet e veta .



