
Drejtuesit e Barcelonës po përgatiten me shumë seriozitet referuar merkatos së verës.
Do të jetë një periudhë e rëndësishme gjatë të cilës priten largime dhe afrime në ‘’ Camp Nou ‘’.
Një ndër lojtarët që përflitet të largohet është Marc Casado duke qenë se nuk e ka bindur trainerin Hansi Flick.
Spanjolli do të lërë një boshllëk në mesfushë por Mateu Alemany ka vepruar me shpejtësi për të evituar çdo prapakohë të mundshme dhe ia ka vënë syrin Manuel Locatellit.
Italiani ka avancuar ashtu siç duhet me Juventusin i cili mban një eksperiencë të konsiderueshme mbi supe dhe ka rezultuar determinant pothuajse në çdo sfidë.
Edhe pse kontrata e 28 vjeçarit me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ përfundon në 2028-tën Joan Laporta beson se mund t’ia arrijë qëllimit.
Të qënit polivalent dhe bindës gjatë çdo sfide sigurisht ia rrit automatikisht vlerat ishi-t të Milanit i cili mund të provojë për të parën herë një eksperiencë jashtë Italisë.
‘’ Blaugranët ‘’ ja kanë hapur dyert me bindjen se do të ndryshojë funksionimin e këtij reparti gjithmonë nëse krerët respektivë do të arrijnë akordin.
Por pritet edhe kundërpergjigjja e krerëve të torinezëve duke patur parasysh rëndësinë e Manuel Locatellit në 11-shen e trainerit Igor Tudor.
Një ekip si ish rekordmenët e Serisë A zor se mund ta lejojë largimin e peshave të rënda, për më tepër kur pretendon fitimin e titujve në vijimësi.
Aktuali është i pesti për lojtarin në fjalë në ‘’ Allianz Stadium ‘’, i shoqëruar deri më tani me 3 gola në 36 sfida.



