
Interesi i Bayern Munchen për Sadio Mane e ka shtyrë Liverpoolin të kërkojë një zëvëndësues për senegalezin .
Ndër të preferuarit e Jurgen Kloppit është Darwin Nunez për të cilin sipas disa mediave britanike dhe portugeze , ‘’ The Redsat ‘’ kanë ofruar 100 milionë euro.
Negociatat po vijojnë me sukses dhe drejtori teknik Julian Ward po bën maksimumin për kalimin e uruguajanit në ‘’ Anfield Road ‘’.
Statistikat e sulmuesit janë të parezistueshme për çdo ekip elite dhe pavarësisht se i mbetet ende kohë në ‘’ Estadio Da Luz ‘’ , ekzaktësisht deri në qershorin e 2025-sës , Liverpooli kërkon të fitojë me çdo kusht garën dhe ta ketë në dispozicion 22 vjeçarin.
34 gola në 41 sfida në këtë sezon , 6 prej tyre në Uefa Champions League ia kanë rritur vlerat Darwin Nunezit dhe Jurgen Klopp e shikon si të domosdoshëm për ofensivën.
Objektivat e anglezëve janë triumfi në Champions League dhe Premier League dhe besojnë se do ti bindin portugezët për të marrë shërbimet e yllit të luzitanëve i cili është në momentin më të rëndësishëm të karrierës .
Shpirti luftarak dhe dhënia e maksimumit në çdo ndeshje e kanë shëndërruar Darwin Nunezin në një element të preferuar edhe për trainerin Diego Alonso tek Uruguaji dhe parashikohet se do të jetë një ndër 23 të përzgjedhurit për Botërorin e Katarit nga i cili na ndajnë pak muaj.
Oferta e Liverpoolit në plan të parë vlerësohet si e parefuzueshme, por duhet pritur sepse s’përjashtohet fakti që kjo histori të ndryshojë me kalimin e kohës sepse protagonist i saj është një lojtar tepër i suksesshëm.



