Bayern ndez motorët për Rudiger

Bayern ndez motorët për Rudiger

 Pas vendimit për të mos rinvouar kontratën me Chelsean , kandidatët për Antonio Rudiger kanë filluar të fërkojnë duart.  

Bayern Munchen i ka shpallur luftë Real Madridit për gjermanin i cili konsiderohet ndër mbrojtësit më të mirë në qarkullim falë besimit të dhënë nga Thomas Tuchel të cilin 28 vjeçari ka ditur ta shpërblejë ashtu siç duhet .

Vitin e shkuar ishi i Romës rezultoi  kyç në prapavijën e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ të cilët fituan me meritë Champions Leaguen në një supersfidë britanike kundër Manchester City-t  duke treguar se eksperienca   rezultoi më efikase se dëshira madhe  e ‘’ The Citiziens ‘’.

 Suksesi në kompeticionin më të rëndësishëm për klube ia ka shtuar shanset për të provuar një eksperiencë ndryshe dhe Julian Nagelsmann mendon se mund të jetë një vlerë e shtuar për rekordmenët e Bundesligës të cilët çdo sezon janë pretendentët kryesorë për të fituar çdo trofe të mundshëm .

 Një largim i Antonio Rudiger nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ do të ishte një plus për Bayern Munchen, skuadër që  ka menduar të investojë një shifër jo shumë të kripur për ti patur arkat e mbushura në funksion të gjetjes së zëvëndësuesit të Robert Lewandowkit nëse polaku vendos ti japë lamtumirën ‘’ Allianz Arenas ‘’ në verë . 

Kur flitet për Bayern Munchen , çdo lojtar elite entuziazmohet sepse  është një klub që garanton suksese në çdo sezon , qoftë në Gjermani dhe  jashtë saj .

Kjo fazë konsiderohet determinante për të ardhmen e Antonio Rudiger sepse kontrata e qëndërmbrojtësit me Chelsean përfundon në 30 qershorin e 2022-shit dhe parashikohet se interesi i skuadrave të njohura do të shtohet pasi është një element që duhet patur gjithmonë në fokus .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy