
Real Madridi nuk do ta ketë aspak të lehtë gjatë merkatos për të përfituar shërbimet e Timo Werner .
Drejtuesit e Chelseat kanë deklaruar se janë të gatshëm ta huazojnë gjermanin por sipas Fabrizio Romanos nuk përjashtohet blerja e ishi-t të Leipzigut .
26 vjeçari u transferua në ‘’ Stamford Bridge ‘’ gjatë verës së 2020 -tës për shifrën e 53 milionë eurove por arritjet me ‘’ Blutë e Londrës ‘’, ndër të cilat do të mbahet mend fitimi i Champions Leagues kanë bindur tre ekipe për ta afruar në gjirin e tyre.
Juventusi është një ndër rivalët me më shumë shanse për të firmosur me Timo Wernerin pavarësisht se prioriteti për Massimiliano Allegrin vijon të jetë Alvaro Morata.
Edhe Leipzigu po mendon rikthimin e golashënuesit në ‘’ Red Bull Arena ‘’ .
Gjermanët asnjëherë nuk e kanë harruar kontributin e yllit të anglezëve i cili gjatë katër viteve arriti statistika mbresëlënëse , 95 gola dhe 41 asiste në 159 sfida duke u shëndërruar në një ndër më të spikaturit e kësaj skuadre.
Edhe Newcastle United , aktualisht ekipi më i pasur në botë po tenton gjatë javëve të fundit transferimin e Timo Wernerit në ‘’ St James Park ‘’.
Projekti ambicioz i bardhezinvje ka si kryefjalë fitimin e titujve në vijimësi dhe shëndërrimin në një ndër më të fortët e kontinentit të vjetër por deri në momentin që flasim nuk ka ekzistuar asnjë oferte konkrete për Timo Wernerin .
Eddie Howe bëri një punë të shkëlqyer gjatë fazës së dytë të sezonit , i ndihmuar nga transferimet cilësore dhe duke filluar nga vijuesi do të rivalizojë për fitimin e titjve dhe një vendi në Europë .



