Anglia shpëton në fund dhe kualifikohet në çerekfinale

Anglia shpëton në fund dhe kualifikohet në çerekfinale

Anglia, bëhet skuadra e tretë, që siguron kualifikimin për në çerekfinalen e Euro 2024.

Kombëtarja e “3 luanëve”, eliminoi Sllovakinë, në një ndeshje që rrezikuan ta humbisnin.

Sllovakët i shkuan shumë afër kalimit në çerekfinale, pasi kryesonin deri në minutën e 95-të, falë golit të shënuar nga Schranz në minutën e 25-të.

Drupal Ad

 

 

 

Në fund të takimit, Bellingham, me një supergol me roveshatë, vendosi baraspeshën dhe e dërgoi sfidën në shtesa, aty ku anglezët shënuan edhe një gol tjetër me Kane, për të vulosur kualifikimin.

Në çerekfinalen e Europianit, Anglia do të përballet me kombëtaren e Zvicrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy