
Bylisi ka prezantuar këtë të hënë trajnerin e ri, Naxhi Shensoi. Ky i fundit do të pasojë në stolin e ballshiotëve, Arian Bellain, i cili u largua pas humbjes 4-1 me Tiranën.
64-vjeçari i lindur në Prizren, është emëruar për herë të tretë si trajneri i Bylisit pas dy aventurave (shtator 2011-qershor 2012 dhe nëntor 2012-qershor 2013), ndërkohë që ka drejtuar edhe Kukësin në Superiore (tetor 2013-shkurt 2014).
Njoftimi i Bylis:
Sot në mesditë, në ambientet e kompleksit Bylis, në prani të Presidentit të Nderit, Z.Agron Kapllanaj, administratorit Arber Sino, para skuadrës është prezantuar trajneri i ri, Naxhi Shensoi, i cili menjëherë ka nisur nga puna me skuadrën duke drejtuar seancën e parë stërvitore ne kompleksin "Bylis"!



