
Gazetari Lirim Zala, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë, duke thënë se kjo do të bëjë jehonë në Europë.
Sipas tij, projekti me trajnerin Silvinjo, po funksionon shumë mirë, ndërsa shtoi se duke menduar ndeshjet e radhës si finale, mund të shkojmë në Europian.
Mendoj se ky është një projekt, që ka filluar që me afrimin e Silvinjos. Projekti po funksionon mësë miri. Jemi në krye të grupit.
Kemi edhe tre finale. Asnjëra nga ndeshjet nuk duhet nënvlerësuar. Vetëm duke menduar kështu mund të shkojmë në Europian.
Kemi lojtarë që as nuk i kishim menduar. Kemi Dakun, që qau ndeshjen e parë dhe në të dytë shënoi golin. Ishte një gol teknikisht në nivelin e madh. Kjo fitore e Shqipërisë, do ketë jehonë në të gjithë Europën.



