Xhixha shkëlqen në kualifikueset e Champions League, 5 gola në 4 ndeshje

Xhixha shkëlqen në kualifikueset e Champions League, 5 gola në 4 ndeshje

Redon Xhixha, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri futbollistik. Sulmuesi shqiptar, është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën e Qarabag. Xhixha, ka qenë protagonist absolut në katër ndeshjet e skuadrës nga Azerbajxhani në kualifikueset e Champions League. 25-vjeçari, ka shënuar 5 gola për Qarabag, në 4 ndeshje të luajtura. Xhixha shënoi golin e vetëm në barazimin 1-1 ndaj polakëve të Rakoë. Gjithashtu shqiptari shënoi edhe dy golat e ndeshjes së parë, në humbjen 3-2, që solli eliminimin e skuadrës së tij. Lojtari shënoi edhe nga një gol në dy fitoret e Qarabagut ndaj Linkoln Red Imps të Gjibraltarit në turin e parë eliminator. Përtej eliminimit, kjo ka qenë një paraqitje e mirë për futbollistin shqiptar me skuadrën azere.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy