Kessie , oferta nga Premier League

Kessie , oferta nga Premier League

Duke qenë se Franck Kessie nuk përfshihet në planet e Xavi Hernandez për të ardhmen , disa klube nga Premier League, emri i të cilëve nuk është bërë i ditur ende kanë ndezur motorrët për mesfushorin. Gjithsesi nuk duhet harruar se e ardhmja e lojtarit nga Bregu i Fildishtë është lidhur edhe me një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite, destinacion i zgjedhur nga shumë lojtarë së fundmi. Në ditët vijuese pritet fillimi i negociatave për 26 vjeçarin , i cili u transferua tek Barcelona në veren e kaluar pasi nuk e arriti akordin për rinovimin e kontratës me Milanin. Sipas specialistëve, me stilin e lojës ishi i Atalantës mund të përshtatet në Angli dhe në këtë histori kuq e blutë do të dilnin të fituar, sidomos nëse i referohemi problemeve të theksuara në aspektin ekonomik. Në sezonin e lënë pas Franck Kessie u aktivizua në 43 sfida , të shoqëruara me 3 gola me ‘’ Los Cules ‘’ dhe sipas lajmeve të fundit akordi ndërmjet palëve mund të arrihet për afro 30 milionë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy