
Argjentina mori një fitore të rëndësishme, teksa mposhti në transfertë Brazilin me rezultatin 0-1.
Një ndeshje e cila nisi me tension që në fillim, për shkak të përplasjes së tifozëve argjentinas me policinë braziliane. Këta të fundit nuk u kursyen, teksa dhunuan miqtë në stadium, duke bërë që ndeshja të niste me 30 minuta me vonesë.
Një gol i shënuar nga Nicolas Otamendi në minutën e 63-të, i dha fitoren Argjentinës, në kualifikueset e Botërorit.
Kështu Brazili ka shkuar në vendin e 6 me vetëm 7 pikë, duke marrë tre humbje radhazi dhe rrezikon më shumë se kurrë pjesëmarrjen në Botëror.
Me 15 pikë në 6 ndeshje, Argjentina qëndron në krye e ndjekur nga Uruguai me 13 pikë.



