Real Madridi i shkel syrin Cavanit

Real Madridi i shkel syrin Cavanit

Situata dramatike e Valencias mund të shoqërohet me rënien në Segunda Division në fundin e sezonit.

Bardhezinjtë kanë lënë për të dëshiruar , të cilët nuk kanë arritur asnjë fitore në shtatë sfidat e fundit dhe nga kjo situatë do të tentojë të përfitojë Real Madridi .

‘’ Galaktikët ‘’ kanë ndezur motorrët për Edinson Cavanin , i cili nëse Valencia do të zbresë në një kategori më poshtë , me shumë gjasa uruguajani mund ti jape lamtumirën ‘’ Mestallas ‘’.

Interesi i kryeqytetasve tregon se pavarësisht situatës së komplikuar të Valencias , ‘’ El Matador ‘’ ka spikatur me lojën e zhvilluar, eksperienca e të cilit mund ta ndihmojë repartin e avancuar të ‘’ Los Blancos ‘’ për arritjen e objektivave.

 Ishi i Napolit konsiderohet zëvëndësuesi perfekt i Karim Benzemas dhe për më tepër në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të gjente mbështetjen e bashkombasit Fede Valverde , i domosdoshëm për Carlo Ancelottin.

Siç dihet në merkaton verore të 2024-tës pritet edhe mbërritja e Endrick Felipes tek fituesit në fuqi të Champions Leagues por për sezonin vijues traineri italian e konsideron se duhet të shtojë forcat në metrat e fundit dhe për Edinson Cavanin, do të ishte eksperienca e dytë në La Liga, një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy