Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Partizanit. Në fjalët e tij, tekniku shkodran vlerësoi kundërshtarin, duke thënë se kur janë në vështirësi janë më të rrezikshëm, por theksoi se skuadra e tij futet në fushë vetëm për 3 pikët.
“Jemi në analizë ndeshje pas ndeshje. Ka pasur disa gjëra që nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, për shumë arsye. Por, nuk është momenti të qahemi, është momenti të bëhemi gati për Partizanin. Presim që çdo ndeshje ekipi të bëjë lojën e vet, mendoj se do e arrijmë, këtë javë presim të marrim 3 pikëshin.
Koumbemba ka pasur probleme dhe nuk është stërvitur me ekipin. Gorgiev do kohën e vet të përshtatet, ndërsa kemi edhe Todorovksin në dyshim, por e zëvendëson Idrizaj më së miri.
E respektoj se është emër i madh, kur Partizani ndodhet në ujëra të turbullta, bëhet ekip më i rrezikshëm. Kampionati do të jetë njësoj si i vjetshmi”, u shpreh Martini.



