Goditi kundërshtarin me kokë, Xhaka: Më ofendoi familjen, prisja dënim më të rëndë

Goditi kundërshtarin me kokë, Xhaka: Më ofendoi familjen, prisja dënim më të rëndë

Mesfushori Taulant Xhaka, ishte protagonist i një episodi aspak të këndshëm më 7 maj. Lojtari i Basel, nuk i kontrolloi dot nervat, teksa goditi me kokë kundërshtarin e Zurich, Nikola Katic. Duke folur për këtë episod, Xhaka deklaroi se futbollisti kundërshtar, e kishte ofenduar nga familja dhe aty nuk duroi dot. Gjithashtu shqiptari deklaroi se priste një dënim më të rëndë se ai me tetë ndeshje pezullim. “Humba kontrollin dhe kjo është diçka që nuk duhet të më ndodhë mua. Ishte një veprim që nuk ka vend në fushat e futbollit, djali im e pa ndeshjes së bashku me bashkëshorten time. Dhe, nuk më pëlqeu aspak kur më pyeti në shtëpi nëse ishte faull, apo në momentin kur u mundua të më imitonte. Ishte diçka që nuk më bëri të ndjehem mirë. Kundërshtari më provokoi gjatë gjithë ndeshjes, në fillim ia dola t’i mbaja nervat. Por, pasi u ndëshkova me karton të verdhë e më pas të kuq ai vendosi bluzën para gojës dhe më shau nga familja. Më ofendoi gruan, fëmijët, familjen. Nuk munda t’i mbaja më nervat. Pezullimi me tetë ndeshje? Prisja edhe më shumë, 10 apo 11. Tani po e shfrytëzoj këtë periudhën e pezullimit si avantazh pasi po shoh nga distanca mënyrën si punon dhe si lëviz skuadra me trajnerin e ri. Për fat mund të luaj në ndeshjet europiane.”, deklaroi Xhaka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy